Zemaj premton ndihmë për Luginën me testime e specializantë
Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 08 August 2020
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po vazhdon takimet në komunën e Bujanovcit. Ai së bashku me drejtorin e IKShP-së ka takuar kryetarin e kësaj komune, Nagip Arifi.
Ministri Zemaj tha se prezenca e qeverisë në Luginë, duhet të jetë siguri për qytetarët.
Kryetari i komunës së Bujanovcit, tha se është hera e parë qe vizitohen nga një ministër i Shëndetësisë.
“Ministri na premtoi që në kuadër të ndihmës ka shprehur dëshirën të na ndihmojë edhe në mjetet për luftimin e Covid-19. Është një brengë edhe këtu, edhe në Kosovë. Tani për tani nuk kemi mjete të tjera përveç se të vetëdijesohemi”, tha ai.
Zemaj tha se ai i ka premtuar që këto shërbime t’i marrin në mënyrë të barabartë dhe të sigurtë.
“Ky kujdes është human. Unë zotohem që me të gjitha kapacitet do t’u ofrojmë aq sa mundemi. Prezenca ime këtu tregon që nuk duhet të kemi frikë. Kosova po punon në zgjerimin e testimeve në gjithë rajonet e Kosovës. Atë që mund të ofrojmë për të gjithë qytetarët si të mundohemi edhe për qytetarët e Preshevës”, tha ai.
Zemaj tha se është njoftuar nga kryetari që këtu ka pasur mungesë të specializantëve.
“Sapo përfundova takimin me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa dhe Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi me të cilët biseduam për situatën rreth Covid 19 në Luginë të Preshevës dhe bashkëpunimin e përkrahjen që Kosova mund të ofrojë për qytetarët e këtyre komunave. Nga bashkëbiseduesit u informova për nevojat reale të qytetarëve të komunave të Luginës. Qeveria e Kosovës dhe MSh do të përgjigjet pozitivisht si me përkrahje për përballjen anti Covid, ashtu edhe me përkrahje për specializime për mjekët e Luginës.
Gjithashtu, vizituam edhe Ambulancën për trajtimin e pacientëve me Covid 19″, ka shkruar Zemaj.
Të tjera
-
Tahiri: Ditët në vijim do të iniciojmë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Ga...
-
Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqi...
-
Arrestohet në Prizren burri me nënshtetësi gjermane, dyshohet për dhunë ndaj familjarëve të tij
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, ...
-
Bajrami ia bën ‘bajat’ ministrit Murati: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndave si karramele
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit Hekuran Muratit, d...
-
Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për dro*ë e ar*ë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftu...
-
Prishtina pritet të bëhet me polici të veten brenda vitit
Drejtoria e Policisë për kryeqytet pritet të bëhet brenda këtij viti. Kjo ...
-
Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, T...
-
Perëndimi duhet të jetë në gjendje lufte
Nga: Anders Fogh Rasmussen, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s (2009-‘14) d...
-
LAJMI I FUNDIT: Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Martin Berishaj ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga...
-
Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndr...
-
Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim m...