Lajme

Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave si pasojë e rritjes së infektimeve

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 01 August 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se janë të detyruar të ashpërsojnë masat, duke parë numrin në rritje të rasteve e po ashtu mosrespektimin e masave.

Ai ka paralajmëruar se konform legjislacionit do të ketë gjoba për gjithë ata që nuk respektojnë masat, pasi duhet ruajtur shëndeti publik.

Zemaj ka bërë të ditur se është krejt ndryshe të menaxhohet pandemia në mbyllje totale, e krejt tjetër kur ke ekonominë e hapur.

-Advertisement-

Tutje treguar se ka pritur rritje të rasteve kur ka marrë mandatin, që ka qenë në periudhën kur ka filluar edhe hapja.

“Edhe kur kam marrë mandatin si Ministër i Shëndetësisë, në kohën kur ka filluar lirimi i masave, kam qenë i vetëdijshëm se do të ketë rritje të rasteve të infeksionit. Kam qenë i vetëdijshëm edhe për presionin që do të ketë nga dikastere të ndryshëm për hapje. Kemi qenë të vendosur të ruajmë shëndetin publik, por paralelisht edhe atë ekonomik e mental. Sigurisht po të ktheheshim në atë izolim do të kishte një situatë krejt ndryshe. Por kemi provuar të ruajmë shëndetin publik karshi atij ekonomik e mental. Në vazhdimësi kam bashkëpunuar me ekspertët shëndetësorë dhe institucionet përkatëse. Përkundër masave, kemi marrë në ditët e fundit që nuk janë respektuar ato. Derisa Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar masat, për çfarë e falënderoi, në sektorin e gastronomisë dhe nga shumica e qytetarëve nuk janë respektuar masat. Isha dëshmitar në terren dhe kam marrë me mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar. Përballë kësaj situate jemi të detyruar të ashpërsojmë masat. Do të koordinojmë veprimet me Policinë e AVUK-un dhe prokurorin e shtetit. Për të marrë masat konform legjislacionit”, ka thënë Zemaj në konferencë për media.Nga Policia e Kosovës dhe nga AVUK-u është bërë thirrje te qytetarët dhe po ashtu gastronomët të respektojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ushtruesi i detyrës i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se situata është mjaft e rëndë.

“Nëse nuk ndalet ky trend i të infektuarve me mbi 200 raste në ditë, atëherë situatën do ta kemi më të keqe. Po mundohemi të rrisim kapacitetet, të sigurojmë oksigjen e kujdes të duhur. Nuk është situatë normale. Kemi ngarkesë të madhe. Kemi ankth të gjithë dhe këtë ankth duhet ta përcjellim te qytetarët në mënyrë sa më të sinqertë që të respektojnë masat”, ka thënë Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera