Lajme

Zemaj merr vendim që kjo shkollë në Prishtinë kalon në mësim online

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 17 October 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë vendim që Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Pavarësia” në Prishtinë të kalojë nga niveli A në nivelin C, mësim online.

Në vendimin që ka siguruar Scanner, thuhet se pas testimit të disa nxënësve dhe mësimdhënsve, ku 4 nxënës dhe 1 mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me Covid -19, është marrë vendim që kjo shkollë të kalojë në nivelin C, të zhvillojë mësimin online.

Me këtë rast, rekomandohet Drejtoria Komunale që ta monitorojë gjendjen në vazhdimësi.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera