Lajme

Zemaj me kritika për Qeverinë Kurti: Ka pasur ndërhyrje në përzgjedhjen e drejtorëve

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 20 July 2022

Ish-ministri i Shëndetësisë, dhe njëkohësisht deputeit i LDK-së, Armend Zemaj e ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me trajtimin e mjekëve në Kosovë.

Zemaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se qe një vit e gjysmë qeverisje nga Qeveria Kurti, ka pasur ndërhyrje në përzgjedhjen e drejtorëve, e në prishjen e marrëdhënieve kolegiale të mjekëve mes vete.

“Për 1 vit e gjys të kësaj qeverie nuk po e shohim asnjë veprim konkret stimulues se do të vijë ligji i pagave, dhe mjekët do të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme, e dyta janë kushtet e punës, e treta janë ndërhyrjet politike në pavarësinë dhe punët e tyre. Ekstremisht ka pasur ndërhyrje gjatë këtij viti në përzgjedhjen e drejtorëve, në prishjen e kolegialitetit mes tyre, me standarde të dyfishta”, tha ai.

-Advertisement-

Tutje ai tha se ikjet dhe kalimet e mjekëve nga institucionet publike në ato private kanë ardhur edhe si pasojë e deklaratave të individëve të qeverisë.

Sipas tij, ka pasur deklarata kur kanë thënë ‘Kush don me qëndru le të qëndron, kush don me shku le të shkon’.

“Kush don me qëndru le të qëndron kush don me shku le të shkon, kemi parë edhe këso deklarata nga kjo qeveri, apo individë të kësaj qeverie. Për këtë arsye ki edhe ikje të mjekëve, ki edhe largim nga institicuonet publike në institucionet provate dhe kjo po ndoh brenda Kosovë. Ky është shqetësimi im”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera