Zemaj: Kurti është akrobat e magjistar politik të cilit i ka humbur rruga në oborr
Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 27 January 2022
Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme, e cila si rend dite ka debatin parlamentar për gjendjen e pandemisë Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.
Më këtë rast, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Ai tha se kryeministri, Albin Kurti, është një magjistar politik të cilit nuk i ka humbur shkopi magjik, por rruga në oborr.
Sipas tij, Qeveria Kurti është qeveri akrobate, e cila i ik thelbit të çdo problem që i kanoset vendit.
“Edhe atëherë edhe sot edhe kësaj dite, ne e kemi ditur që magjistar nuk është por aktrobat me një qeveri akrobate i cili dhe të cilët i ikën thelbit të çdo problemi që i kanoset vendit. Me veprimet e tyre, duket se është magjistar politik, të cilit sot nuk i ka humbur shkopi magjik por rruga në oborr”, ka deklaruar ai.
Zemaj poashtu ka thënë se shifrat e larta të të infektuarve me COVID-19 janë epilog i paaftësisë së qeverisë.
“Edhe unë në emër të gjithë kolegëve nënshkrues shprehim përkrahjen, solidaritetin me të gjithë të infektuarit të cilët po kalojnë këtë gjendje të pandemisë por edhe kolegëve tanë, kryetarit të kuvendit dhe kryetarët dhe të gjithë të tjerëve pa përjashtim. Afër 30 mijë rastet me COVID vetëm gjatë këtij muaji. Vetëm dje kemi mbi 4 mijë raste. Ky është epilogu mujor i paftësisë së qeverisë. Ky është rezultati i menaxhimit online të pandemisë të cilin e patë proklamuar qeveria thuase pandemia është përhapur online, mbasë të njëjtën mënyrë e ka menaxhuar edhe gripin sezonal”, ka deklaruar ish ministri i Shëndetësisë.
Ai poashtu kritikoi Kurtin edhe për masat ashpërsuese ndaj atyre që hyjnë në Kosovë, me ç’rast përsëri e ka quajtur atë acrobat.
Po ashtu, ai ka thënë se kjo qeveri po i neglizhon testimet masive e vaksinimin masiv edhe në shkolla./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...