Lajme

Zemaj kritikon ministrin Vitia: Jam i dëshpëruar, pandemia duhet të jetë prioritet

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 26 April 2021

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar ministrin aktual Arben Vitinë për menaxhimin e gjendjes me COVID-19.

Ai ka thënë se pasi i ka dorëzuar detyrën ministrit Vitia, është dëshpëruar me situatën e krijuar.

Zemaj ka përmendur edhe masat mbrojtëse ndaj COVID-19 të marra nga Qeveria e re, derisa ka thënë se nuk duhet të mbyllemi por duhet të ketë respektim rigoroz të masave.

-Advertisement-

“Më 23 mars i kam dorëzuar detyrën ministrit Arben Vitia, unë e kam vijuar punën e tij dhe kam pritur që edhe ai do ta vijoj aty. Jam i dëshpëruar me situatën e krijuar. Duket që e degradoj gjatë këtyre ditëve. Mosvijimi i kontratave menjëherë, është dëshpëruese. Askush nuk duhet të sulmohet për shkak të kërkesës për transparencë. Ndërsa, nuk duhet të ketë shtet të mbyllur, por të hapur e me respektim rigoroz të masave. Pandemia duhet të jetë prioritet”, ka thënë ai.

Përndryshe, Zemaj ka përmendur edhe zvogëlimin e shtesave të punëtorëve shëndetësorë, me ç’rastë ka thënë se ministri Vitia nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera