Zemaj konfirmon afërsinë e LDK-së me Vetëvendosjen (Video)
Autori: Gazeta inFokus
21:09 | 04 May 2017
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka akuzuar partnerin e koalicionit, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), se po diskutojnë një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovës. Këto komente ai i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.
“Absolutisht po diskutojnë një koalicion paszgjedhor apo parazgjedhor. Nuk e di se si e mendojnë këtë. Por, ka individë të caktuar në këto grupime politike që nuk po mund ta durojnë LDK-në si udhëheqëse të Qeverisë, e mbi të gjitha s’mund ta durojnë sundimin e rendit dhe të ligjit në vend”, ka thënë ai.
Zemaj nuk i përjashtoi edhe diskutimet e fshehta të LDK-së e Vetëvendosjes, duke e pranuar se ka afërsi të disa individëve të këtyre subjekteve.
“Nuk e di; nuk jam pjesë e kësaj. Ka afërsi të njerëzve. Nuk i bie njëjtë, sepse nëse dikush është i pastër në LDK dhe nuk ka rënë ndesh me ligjin dhe kërkon një partneritet të tillë, atëherë është dallim i madh. Unë po flas për individë që janë pjesë e keqpërdorimeve dhe aferave që nga paslufta”, shtoi Zemaj.
Ai tha se bashkudhëheqësit e PDK-së, AAK-së e Nismës nuk duhet ta shfrytëzojnë Demarkacionin me Malin e Zi për shkuarje në zgjedhje. Ndërkaq, për nismën e grupit të deputetëve të LDK-së që të votohet e më pas të lihet e hapur mundësia e korrigjimit të Demarkacionit, ai tha raste të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën. /RTV /

T� tjera
-
Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në A...
-
Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për kapjen e ZRRE-së dhe KOSTT-it: Sot tregoi kujt i ka shërbyer për 7 vjet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me të dhëna të detajuara
Spitali i Prizrenit është deklaruar në lidhje me vdekjen e 26 vjeçares si dhe...
-
E rëndë në Prizren: 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës
Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi...
-
Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pa...
-
Sillet në Gjykatë 26-vjeçarja e arrestuar për trafikim të narkotikëve, në rastin ku dyshohet edhe ish-ministri Astrit Haraqija
Një 26-vjeçare, e arrestuar nën dyshimin për trafikim të narkotikëve në grupi...
-
Kraki “godet” Kurtin: Paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë, dy herë dështim
Deputeti i VV-së, Nezir Kraki ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vend...
-
Daut Haradinaj: Përgjegjës për krizën energjetike është shefi, jo ministrja Rizvanolli
Daut Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti pë...
-
“Qeveritë Kurti 1, 2 e 3 kanë qenë UDB-asha, këta të katërtit janë patriotë”- Sadiku ironizon pas vendimit për tregtimin e rrymës me Serbinë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar me ...
-
Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda për Kosovën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova po e p...
-
Astrit Haraqija sot del para Gjykatës, flet avokati i tij
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është arrestuar ditën e djeshme në k...
-
Rryma në dimër, Rizvanolli: Po përpiqemi maksimalisht që kostot e furnizimit të mos rriten
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për mundësinë e rritjes së ...


































