Lajme

Zemaj këshillon punëtorët shëndetësorë: Jini të përgjegjshëm, kryeni punën me etikë e moral

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 22 September 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës bahskë me kryeministrin, Avdullah Hoti.

Zemaj me këtë rast ka kërkuar nga punëtoret shëndetësorë̈ që të vazhdojnë̈ njëjtë punën pasi sipas tij në këta tre muaj ende nuk është arritur të tregohet qartë se cili ka qenë organizimi shëndetësor.

LEXO EDHE: Heronjtë e Kosovës presin nga 300 euro

-Advertisement-

Ndërsa ai po ashtu ka thënë që ata që janë të lodhur nga dinamika e punës duhet që të jenë përgjegjës dhe të kryejnë punën me etikë dhe moral.

“Ky menaxhim i përbashkët kundër pandemisë, por edhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët e Kosovës ka treguar se duhet të avancojmë në këtë drejtim. Neve na duhet progres, ata që janë të lodhur dhe nuk munden me përcjellë dinamikën e punës duhet të jenë përgjegjës dhe të kryejnë punën me etike dhe moral. Këtë dinamizëm do ta rrisim me llogaridhënie me performancë në interes të shëndetit publik, jo vetëm në aspektin e luftimit të pandemisë, tash jemi në një fazë që na është dhënë mundësia të marrim frymë më lirshëm, jeni të përgjegjshëm por këtë llogaridhënie do ta ngritni në gjithë nivelin”, ka thënë Zemaj .

Ai ka shtuar se kjo është në interes të të gjithëve dhe se kjo ëhstë koha e duhur për të eliminuar defektet.

“Ky është interes i të gjithëve, ta shfrytëzojmë këtë rast që bashkërisht të eliminojmë defektet. Në ngritjen e synimeve tona, ne kemi avancu në plane konkrete, tash do të kemi një dinamikë tjetër”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera