Lajme

Zemaj: Kënaqësi ta përfaqësoj Kosovën si pjesë e festimeve të “NATO Winter Gathering”

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 16 December 2024

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka shkruar në rrjetin social Facebook është kënaqësi ta përfaqësoj Kosovën si pjesë e festimeve të NATO-së.

Zemaj tha se ky është moment reflektimi dhe bashkëndjenje ku forcojmë lidhjet tona të forta dhe falenderojmë NATO-në për angazhimin e një të ardhme të sigurtë, paqe dhe stabilitet.

“Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Mark Rutte ,DSG NATO Radmilla Shekerinska, CMC NATO  Admiral Rob Bauer dhe strukturat tjera drejtuese civile dhe ushtarake të Aleancës, për nder të festave të fundvitit. Është një kënaqësi e veçantë të përfaqësoj vendin tonë si pjesë e festimeve të sotme ne ‘NATO Winter Gathering’, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Mark Rutte ,DSG NATO Radmilla Shekerinska, CMC NATO  Admiral Rob Bauer dhe strukturat tjera drejtuese civile dhe ushtarake të Aleancës, për nder të festave të fundvitit. Ky është një moment reflektimi dhe bashkëndjenje, ku forcojmë lidhjet tona të forta dhe falenderojmë NATO-n për angazhimin për një të ardhme të sigurtë, paqe dhe stabilitet.”, ka shkruar Zemaj.

-Advertisement-

Tutje ai tha se në këtë periudhë të fundivitit kujtojmë se çdo hap përballë sfidave na afron më shumë.

“Në këtë periudhë të fundvitit, kur po festojmë bashkë me miqtë dhe partnerët tanë, kujtojmë se çdo hap që hedhim përballë sfidave të përbashkëta na afron më shumë me një botë të sigurtë dhe ne paqe të qëndrueshme. Nga këtu NATO HQ,  gëzuar festat e fundvitit dhe mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për një të ardhme më të sigurtë për të gjithë!”, ka shkruar Zemaj në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera