Lajme

Zemaj: Kanë arritur frigoriferët për ruajtjen e vaksinës antiCOVID

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 15 January 2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sonte kanë arritur frigoriferët për ruajtjen e vaksinës antiCOVID, që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë

Përmes një shkrimi në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se Kosova është gati për pranimin e vaksinës, sipas kushteve të ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë.

“Qytetarë, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë Covid-19. Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë. Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë. Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj. Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen! Ruani higjienën, bartni maskë dhe mbani distancën! Bashkë ia dalim”, ka shkruar Zemaj.

-Advertisement-

Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë…

Posted by Armend Zemaj on Friday, January 15, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera