Lajme

Zemaj ka kritika: Emrin ta thonë qeveri, mbiemrin paaftësi – Andaj, qeveri, ndale këtë gjueti!

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 19 June 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka kritikuar qeverinë për mos plotësim të kushteve të punës për punëtorët shëndetësorë. Ai ka shtuar se qeveria po bën gjueti ndaj punëtorëve shëndetësorë.

“Edhe pse emrin ta thonë qeveri, e me të drejtë mbiemrin paaftësi, së paku ndaj punonjësve shëndetësor ndale këtë gjueti. Gjuetia qeveritare kundër punonjësve shëndetësor po vazhdon; kjo gjueti padyshim që edhe shëndetin e qytetarëve e dëmton”.

“Kjo qeveri, mbi 1,200 punonjës shëndetësor po i privon nga e drejta për të ofruar shërbimin e nevojshëm ndaj qytetarëve. Gjuetia qeveritare po i denigron e i largon punonjësit shëndetësor nga puna, e rrjedhimisht nga vendi”.

-Advertisement-

“Kosova ka nevojë për shërbimet e heronjve të kohës – mjekëve dhe punonjësve shëndetësor. Qytetarët tanë kanë nevojë për shëndet të mirë. Andaj, qeveri, ndale këtë gjueti!”, ka thënë Zemaj.

Ky është statusi i tij i plotë:

Edhe pse emrin ta thonë qeveri, e me të drejtë mbiemrin paaftësi, së paku ndaj punonjësve shëndetësor ndale këtë gjueti.

Gjuetia qeveritare kundër punonjësve shëndetësor po vazhdon; kjo gjueti padyshim që edhe shëndetin e qytetarëve e dëmton.

Kjo qeveri, mbi 1200 punonjës shëndetësor po i privon nga e drejta për të ofruar shërbimin e nevojshëm ndaj qytetarëve.

Gjuetia qeveritare po i denigron e i largon punonjësit shëndetësor nga puna, e rrjedhimisht nga vendi.

Kosova ka nevojë për shërbimet e heronjve të kohës – mjekëve dhe punonjësve shëndetësor.

Qytetarët tanë kanë nevojë për shëndet të mirë.

Andaj, qeveri, ndale këtë gjueti!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera