Lajme

Zemaj: Jam kandidati i vetëm i LDK-së…

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 20 May 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dalë ende me publikimin e listës së emrave të kandidatëve për deputetë të Kosovës edhe pse dorëzimi i kësaj liste është bërë mbrëmë pak minuta para përfundimit të afatit në ora 24.

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit do të jetë në koalicion me Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën.

Ndryshe deputeti i legjislativin të kaluar, Armend Zemaj ka konfirmuar për Indeksonline, rikandidimin e tij nga radhët e LDK-së.

-Advertisement-

Madje Zemaj ka bërë të ditur se sipas të gjitha gjasave është kandidati i vetëm nga radhët e LDK-së për komunat Deçan dhe Junik.

I pyetur lidhur me atë se a pritet që sot të bëhen publik emrat e kandidatëve, Zemaj ka theksuar se nuk është në dijeni lidhur me listën dhe se nuk ka informacione shtesë për këtë çështje.

Duhet përkujtuar që Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë edhe shumë e përfolur gjatë gjithë këtyre ditëve për lënien jashtë të disa deputetëve të cilët kishin kundërshtuar versionin e demarkacionit dhe kishin qenë më të zëshëm lidhur me shumë procedime të Qeverisë në Kuvend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera