Lajme

Zemaj i reagon Kurtit e Vitisë: Katër vite dështim nuk mbulohen, paaftësia e mashtrimi mbarojnë me 9 shkurt edhe në shëndetësi

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 27 August 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj i ka reaguar kryeministrit Albin Kurtit dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia që kanë miratuar draftin për ligjin e sigurimeve shëndetësore, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se sot kanë treguar improvizimin e radhës para zgjedhjeve nacionale por që sipas tij “katër vite dështim nuk mbulohen me asnjë improvizim”.

“Miratimi i një drafti të ligjit për sigurime shëndetësore sa për të mbuluar dështimin katër vjeçar të rregullimit të një prej komponentëve më të rëndësishëm në avancimin e marrjes së shërbimeve shëndetësore. Katër vite dështim për funksionalizimin e sistemit informativ shëndetësor ku pa të cilin edhe ligji mbetet i pazbatushëm”, ka shkruar Zemaj.

-Advertisement-

Ndryshe ka theksuar se paaftësia, mashtrimi dhe improvizimet mbarojnë me 9 shkurt edhe në shëndetësi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera