Lajme

Zemaj i përgjigjet akuzave se LDK ka gisht në grevë: Kurrë nuk jemi marrë me këso gjëra

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 26 September 2022

Ish ministri i Shëndetësisë, tash deputet i LDK-së, Armend Zemaj, në T7 ka folur për grevën që po mbahet nga 25 gushti nga BSPK.

Ai mohoi akuzat e VV-së se kanë gisht në grevën e SBASHK-ut.

“Unë po flas edhe në aspektin moral edhe politik, jo që nuk kemi gisht, por mund të them edhe në të kaluarën kurrë LDK nuk është marrë me kësi gjëra, kurrë, as nuk merret, as nuk do të merret në të ardhmen. Nuk e bëjmë këtë mënyrë të opozitarizmit, po ta dëshironim ne nuk do të kishim jep zgjidhje apo propozime shumë të sakta, koncize të elaborimit dhe zbërthimit të buxhetit, mënyrës së përkrahjes nga deputetët, minsitrat e financave edhe kryeministri, që ka qenë një adresë udhërrëfimi se si të dilet nga kjo situatë”, tha Zemaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera