Lajme

Zemaj i kërkon Hotit pagë 300 euro më shumë për punëtorët shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 10 August 2020

Armend Zemaj i ka kërkuar Avdullah Hotit që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj.

Kjo kërkesë ka gjetur aprovimin e menjëhershëm të Hotit.

“Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga Kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19. Kërkesë e cila gjeti mbeshtetjen dhe mirëkuptimin e Kryeministrit” shkruan Zemaj në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera