Zemaj heq barrën nga vetja, thotë se rastet u rritën pas lirimit të masave dhe tubimit të 12 qershorit

Autori: Gazeta inFokus
14:20 | 25 June 2020
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka hequr barrën nga vetja për rritjen e rasteve të fundit me Covid-19. I pari i shëndetësisë gjatë vizitës sotme në kryeqytet, u shpreh se frytet e rritjeve të rasteve me koronavirus janë nga lirimet e masave në maj dhe protestës së Vetëvendosjes më 12 qershor.
Zemaj para kryetarit Ahmeti paralajmëroi testime masive për Covid-19, ndonëse ditëve të fundit është ndaluar testimi i kontakteve të personave me koronavirus.
“Frytet e rritjes së numrit janë duke i gëzuar nga lirimet që kanë ndodhur në fund të majit, e sidomos pas datës 12 qershor. Por menaxhimi dhe synimi jonë është që kemi situatën në kontroll”, tha ai.
Krahas kësaj, theksoi se shumë shpejt do të bëjnë publike strategjinë anti-Covid për tre muajt e ardhshëm.
“Jemi duke shikuar dhe rishkuar situatën që të kalojmë në testime masive. Kemi formuar edhe grup të ekspertëve brenda Ministrisë së Shëndetësisë, i cili do të adresohet shumë shpejt me rekomandime të qarta për testime edhe për strategjinë e re anti Covid. Sidomos për tre muajt e ardhshme”, tha ai.
E, “nikoqiri” i takimit, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se në kryeqytet janë rreth 400 raste me Covid-19, mirëpo theksoi se janë duke menaxhuar situatën.
“Diku i kemi përafërsisht 400 raste aktive në kryeqytet dhe natyrisht ky komunikim dhe monitorim bëhet edhe më i vështirë. Po e them që deri më sot jemi në gjendje të raportojmë dhe të kemi situatën në kontroll sa i përket rasteve aktive, monitorimit të tyre dhe po ashtu të ndalim hovin e shpejtë të virusit që do të na shkaktonte probleme të mëdha”, tha ai.
Për testimet në laboratore private, Ahmeti kërkoi një normativ ligjore për testimet në mënyrë të dihet se cili test është i pranueshëm, e cili jo.
“Me pas një normativ ligjore e cila i specifikon se cili test është i pranueshëm dhe cili jo”, tha ai.
Gjatë këtij takimi dy zyrtarët theksuan nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit mes tyre.

Të tjera
-
Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e NATO’s me mbështetjen e SHBA-ve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është t...
-
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vizitojnë Shqipërinë
Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar g...
-
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për ...
-
OKB raporton të shtëna me armë zjarri pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhias
Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka raportuar për të shtëna me armë...
-
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka d...
-
Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lid...
-
Ulur këmbëkryq, mbahet “Kuvendi i burrave” në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e shtatë,...
-
Shefi i NATO-s nesër në SHBA, pritet takim me Trumpin dhe zyrtarë të tjerë
Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Don...
-
Aksidenti në Ferizaj shndërrohet në rast penal, Policia zbulon armë në veturën pa targa
Një aksident trafiku në fshatin Burrnik të Ferizajt ka çuar në një zbulim të ...
-
Pritje deri në një orë te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë
Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Po...
-
Grenell e demanton Vjosa Osmanin: Turp për ty, manipulove fjalët e Donald Trump
Emisari Amerikan, Richard Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Dona...
-
Mërgimtarët po presin 40 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Mërgimtarët veçse ia kanë mësyrë Kosovës, e kështu po krijohen edhe pritje në...