Lajme

Zemaj gjobitë edhe lokalin zyrtarit të lartë të PDK-së, gjobitet me 500 euro – paralajmërohet mbyllja e tij!

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 17 October 2020

Autoritetet përgjegjëse të shtetit, konkretisht ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me Policinë dhe Inspektorët, kanë shqiptuar gjoba ndaj disa kafiterive në Prishtinë, të cilat nuk respektuan rregullat anti-covid.

Mësohet se në mesin e lokaleve që u dënuan ishte edhe “Bon-Vivant”. Kjo kafiteri është në bashkëmenaxhim mes tre personave, njëri prej tyre zyrtari i lartë i PDK-së, ish-ministri, Uran Ismajli.

 

-Advertisement-

 

Burime tona tregojnë se është herë e dytë që “Bon-Vivanti” gjobitet nga shteti (2 herë nga 500 euro). Ndërsa, institucionet përgjegjëse kanë paralajmëruar se nëse bëhet edhe një gabim i vogël, atëherë ky lokal nuk do të hapet deri në pranverë.

Gjoba u shqiptua nga Inspektorët sanitarë të AVUK-it, kuadër e re e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndryshe, ministri Zemaj ka deklaraur dje se respektimi i masave anti covid, është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha bizneset private ku mund të ekzistojë rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës.

“Shifrat e frikshme në tërë Evropën dhe rekomandimet e institucioneve tona, ka mobilizuar organet për zbatimin e masave anti covid. Kushdo që shkel masat anti covid, do të përballet me sanksione dhe pasojat e shkeljes së këtyre rregullave”, ka shkruar ai.

Përndryshe, kafiteritë që janë mbyllur janë në rrugën “Rexhep Luci”, në “Rrugën B”, te “Kafet e Vogla” dhe te “Kafet e rakisë”./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera