Lajme

Zemaj falenderon anëtarët e Bordit Këshilldhënës për punën gjatë Pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 15 January 2021

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falenderuar për punën e bërë gjatë Pandemisë anëtarët e Bordit Këshilldhënës.

Zemaj në shkrimin e tij falenderuar ka thënë se është tepër krenarë me punën e tyre.

Shkrimi i plotë:

-Advertisement-

Të nderuar anëtarë të Bordit Këshillëdhënës, puna juaj e palodhshme, ekspertiza dhe rekomandimet Tuaja profesionale, çdo herë kanë qenë bazë, argument dhe udhërrëfyes për punën time tutje.
Me shumë kënaqësi kam bashkëpunuar me juve që nga dita e parë kur kam vendosur që të themeloj Bordin, andaj dua t’ju falënderoj secilin nga ju që nuk hezituat për asnjë moment të jeni bashkudhëtar të palodhshëm të mi, pa asnjë kompensim.
Jo vetëm për mua si Ministër i Shëndetësisë, por për secilin në vendin tonë, përvoja juaj, opinionet dhe vlerësimet Tuaja, janë çmuar dhe janë për tu çmuar lartë. Çdo dilemë për kontributin Tuaj, është mosmirënjohje për kontribuesit e vërtetë kundër Covid 19.
Me kënaqësi dhe shumë respekt për punën dhe angazhimin tuaj të pashoq, do të vazhdojmë bashkë tutje. Jam krenar me punën Tuaj. Shëndetësia jonë merr vlerë të shtuar me kontributin Tuaj. Faleminderit. Bashkë ia dalim!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera