Lajme

Zemaj: Do ta përmirësojmë trajtimin për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 24 October 2020

Në një takim të organizuar nga kryetarja e Forumit të Grave të LDK-së në Vushtrri, deputetja Rrezarta Krasniqi, ka marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në këtë takim që për qëllim kishte sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e grave për zbulimi e hershëm të kancerit të gjirit.

Zemaj ka thënë se do të angazhohen që vitet në vijim ta përmirësojnë shumë më shumë trajtimin për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit.

-Advertisement-

“Por ka ende shumë nevojë të rrisim ndërgjegjësimin, andaj bashkë me deputeten, znj. Rezarta Krasniqi dhe deputetin, dr. Ekrem Hyseni, gjatë ditës takuam zonjat në Vushtrri me të cilat bashkëbiseduam për faktorët e rrezikut për kancerin e gjirit, se si mund të bëhet zbulimi i hershëm i kancerit të gjiri, ekzaminimin klinik të gjirit, rëndësinë që ka mamografia por edhe për ndërgjegjësimin që duhet ta kemi të gjithë për rrezikun nga kanceri i gjirit”.

“Edhe sot u bëjë thirrje nënave, motrave, grave dhe vajzave tona për të bërë kontrolle të vazhdueshme”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera