Lajme

Zemaj: Covax më njoftoi se në qershor arrijnë 100.620 vaksina të Pfizer, komunikimin ia përcolla Ministrit Vitia

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 30 March 2021

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se Covax sot e lajmëroi që në qershor arrijnë 100.620 vaksina të Pfizer.Zemaj thotë se komunikimin ia përcolli ministrit Vitia.

Postimi i tij i plotë:

Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave.
Ju faleminderit të gjithëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera