Zemaj: Brenda ditësh arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal, shpërndarja brenda muajit
Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 17 November 2020
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka bërë të ditur se brenda disa ditëve do të arrijnë në Kosovë 160 mijë e 500 vaksina kundër gripit sezonal, ndërsa do të shpërndahen brenda muajit nëntor.
Zemaj u shpreh se këtë vit ka rritje mbi 60 për qind të sasisë së këtyre vaksinave.
“Sa i përket vaksinës për gripin sezonal, MSh përmes blerjes përmes UNICEF-it ka siguruar deri më tani 160 mijë e 500 vaksina të gripit sezonal, që paraqet rritje prej 60 për qind krahasuar me sasitë e këtyre vaksinave nga viti i kaluar. Vaksinat janë blerë nga ministria e Shëndetësisë ndërsa UNICEF ka kryer pjesën e prokurimit dhe aspektet logjistike rreth sigurimit të vaksinës. Këto vaksina do të shpërndahen për grupet e rrezikuara të popullatës sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe vaksinat janë katër valente që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal. Këto vaksina tani më janë blerë, pjesa shtesë do të sigurohen edhe 55 mijë e 500 vaksina të së njëjtës cilësi. Vaksinat sipas njoftimet zyrtare nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë janë nisur nga vendi i prodhimit dhe do të arrijnë në Kosovë brenda ditësh dhe do të shpërndahen brenda muajit nëntor”, tha ai.
Rreth vonesave për arritjen e vaksinës kundër gripit sezonal tha se ka ndodhur në fillim të vitit 2020 dhe për këtë papërgjegjësi tha se ka pasur masa ndëshkimore.
Në debatin parlamentar që po mbahet rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19, Zemaj tha se për 5 muaj ka rritur numrin e testimeve për COVID-19.
“Ajo çka mund të them me përgjegjësi për këta 5 muaj e më shumë apo hiç më pak ka shtim apo dyfishim të numrit të shtretërve, janë 20 fishuar testimet, janë trefishuar aparaturat për të gjitha shërbimet, janë dhjetëfishuar aparaturat për testime dhe çka është më e rëndësishmja nuk do të ketë më mjekë të papunë në Republikën e Kosovës”, tha ai.
Rreth funksionalizimit të spitalit COVID, që për këtë është destinuar spitali i emergjencës i cili është në ndërtim, Zemaj tha se janë në përgatitje të tenderit për fillimin e punës dhe blerjen e pajisjeve, për çka tha se do të ndodh brenda kësaj jave.
“Pas kompletimit të projektit i cili tash është i kompletuar jemi në proces të përgatitjes së tenderit paralelisht për fillimin e punë sipas specifikave të projektit, blerjen e pajisjeve adekuate për specifikat e destinimit që do të ndodh sigurisht gjatë kësaj jave”, tha ai.
Me shfrytëzimin e kësaj hapësire për trajtim të pacientëve me COVID-19, Zemaj tha se do të mundësohet shërbim cilësor dhe adekuat për COVID dhe mundësimin e koncentrimit të stafit profesional në një institucion dhe ofrimin e shërbimeve kualitative adekuate.
Të tjera
-
Kuvendi me tri seanca plenare në javën e ardhshme
Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. ...
-
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se ...
-
Aksident trafiku në Kërçovë, 3 të vd*ekur dhe 4 të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ora 04:50, në m...
-
Kusari-Lila: S’jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka komentuar kërk...
-
Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka zh...
-
Konjufca: Qeveria s’ka aryse të japë dorëheqje
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë...
-
Bislimi pret në takim përfaqësuesit e BB, kërkon mbështetje për Kosovën
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bisli...
-
Votimi në 4 komunat veriore – Hapet regjistrimi për votuesit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë...
-
Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar ...
-
Inovacioni shkencor dhe teknologjik i Kinës forcohet vazhdimisht
Në vitin e parë të komercializimit të teknologjisë 5G-A, kompanitë kineze jan...
-
“Hajde zhvendosemi” – Pyetja për dinarin e bën Besnik Bislimin të ikë prej gazetarëve
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media ...
-
Tahiri: Ditët në vijim do të iniciojmë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...