Lajme

Zemaj arsyetohet për situatën me koronavirus: U bëra ministër në kohë të luftës politike

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 06 July 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për menaxhimin e situatës me koronavirus.

Zemaj është arsyetuar duke thënë se ndoshta nuk është është menaxhuar më së miri për shkak të ndërrimit të pushteteve.

“Jemi në një rrethanë të ndërrimit të pushtetit. Ky muaj ka qenë atraktiv edhe për oponentët politikë. Por edhe për interferime të ndryshme”, ka thënë Zemaj.

-Advertisement-

Megjithatë, ai ka deklaruar se nuk e ka problem nëse fajsohet për këtë situatë.

“Të fajësohemi për këtë situatë, unë personalisht dhe kabniteti im politik nuk e kemi asnjë problem. Jam emëruar ministër në një kohë pandemie, në një kohë të luftës politike, në ndërrim të pushtetit”, ka thënë Zemaj.

Zemaj po ashtu shtoi se ministria po përballet me shumë probleme në këtë kohë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera