Lajme

Zelensky viziton ushtarët e plagosur

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 14 March 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelesnky ka vizituar ditën e djeshme ushtarët e plagosur në një spital të Kievit.

Bëhet me dije se ai i ka nderuar gjithashtu edhe me medalje.

Vizita e presidentit në spitalin e Kievit vjen ndërsa forcat ruse janë vetëm pak kilometra larg. Rreth 1,300 ushtarë ukrainas dhe 12,000 trupa ruse kanë vdekur që nga fillimi i luftës, sipas numrave nga qeveria dhe agjencitë e lajmeve të huaja.

-Advertisement-

Kujtojmë se Ukraina ka raportuar deri më tani 1,581 viktima civile, duke përfshirë 79 fëmijë. Midis tyre ishte gazetari fitues i çmimeve Brent Renaud, një ish-kontribues i New York Times i cili u vra nga forcat ruse pranë Kievit ditën e djeshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera