Lajme

Zelensky: Ushtria e Ukrainës i ka shkatërruar më shumë se një mijë tanke ruse

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 01 May 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ushtria e tij i ka shkatërruar tashmë më shumë se 1,000 tanke ruse, gati 200 avionë rusë dhe pothuajse 2,500 automjete të blinduara luftarake.

Ai ka shtuar se pavarësisht këtyre humbjeve, trupat ruse kanë ende pajisje për të kryer sulme shtesë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Sigurisht që pushtuesit kanë ende pajisje në stok. Po, ata kanë ende raketa për të goditur territorin tonë”.

-Advertisement-

“Por kjo luftë tashmë e ka dobësuar Rusinë aq shumë sa ata duhet të kenë edhe më pak pajisje ushtarake për paradën në Moskë”,ka thënë Zelensky.

Më 9 maj, Rusia planifikon të mbajë paradën e saj tradicionale të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq, duke përkujtuar dorëzimin gjerman ndaj Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera