Zelensky: Ura e Krimesë, objektiv i përligjur
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 22 July 2023
Forcat ruse goditën gjatë natës 11 rajone anembanë Ukrainës, duke vrarë të paktën tetë civilë. Njoftimi u bë nga autoritetet lokale ukrainase.
Sipas tyre, të paktën gjashtë persona humbën jetën në rajonin lindor të Donetskut, ku po zhvillohen luftime të ashpra mes përpjekjesh të Kievit për të larguar trupat ruse nga territoret e pushtuara.
Autoritetet ukrainase thanë gjithashtu se tre civilë u plagosën ndërsa trupat ruse bombarduan gjatë natës një qytet pranë centralit bërthamor të Zaporizhias.
Të shtunën në mëngjes forcat ajrore ukrainase njoftuan se gjatë natës kishin rrëzuar 14 dronë rusë që ishin lëshuar në drejtim të juglindjes së vendit, ku gjithashtu po zhvillohen luftime të ashpra.
Të premten Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se goditja e urës së Krimesë ishte një objektiv i përligjur.
Ura e cila lidh Krimenë me Rusinë, u godit të hënën dhe si pasojë dy persona humbën jetën ndërsa një pjesë e urës doli jashtë funksionit.
Në një paraqitje me video në Konferencën e Sigurisë së Aspenit që mbahet në Shtetet e Bashkuara zoti Zelenskyy tha se “ura është përdorur për të ushqyer luftën me municione gjë që po ndodh çdo ditë”.
Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj urës, megjithatë Moska fajëson Kievin mbi këtë çështje.
Të premten, zoti Zelenskyy zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me përpjekjet e koordinuara për të rinisur transportin e grurit nga Ukraina, bazuar në një marrëveshje nga e cila Moska hoqi dorë pak ditë më parë.
Zoti Zelenskyy e quajti zhbllokimin e këtij korridori të eksportit të grurit, një prioritet absolut.
“Për shkak të veprimeve të Rusisë, bota është sërish në prag të një krize ushqimore”, tha ai. “400 milionë njerëz, në Afrikë dhe Azi, janë në rrezik nga uria. Me përpjekje të përbashkëta, ne duhet të shmangim krizën globale të ushqimit”, shtoi ai më tej.
Ndërkohë Guvernatori i rajonit rus të Belgorodit Vyacheslav Gladkov tha të shtunën se Ukraina kishte goditur me bomba thërrmuese të premten një fshat pranë kufirit me Ukrainën. Por ai shtoi se sulmi nuk shkaktoi viktima apo dëme materiale.
Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur deklaratën e guvernatorit, të bërë gjatë një konferencë të përditshme në kanalin e tij në ‘Telegram’, por pa dhënë prova vizuale. Kievi nuk ka bërë deri tani asnjë koment mbi këto zhvillime.
Këtë muaj Ukraina u furnizua me bomba thërrmuese nga Shtetet e Bashkuara dhe është zotuar t’i përdorë ato vetëm për të sprapsur trupat ruse nga rajone të ndryshme të vendit.
Kievi ka thënë vazhdimisht se përdorimi i tyre do të jetë i kufizuar në fushëbetejë./VOA
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell. Mëngjesi do të jetë i ftoh...
-
Aksident në Prishtinë, nuk dihet për të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë. Sipas pamj...
-
Kurti para mërgatës në Oslo: Dëshira e brezit të ri për ta mësuar më mirë prejardhjen e prindërve, në rritje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar mërgatën në Oslo të Norvegjisë....
-
Aksident mes dy veturave në Ferizaj, lëndohet një person
Më herët eshte raportuar për një aksident mes dy veturave të tipit ‘Audi’...
-
Osmani takon Von der Leyen në Hungari: Vazhduam diskutimet e filluara në vizitën e saj të fundit në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në Hungari është taku...
-
Mimoza Kusari diagnostifikohet me kancer/ Ganimete Musliu befason me fjalët për të “Nga kjo studio…”
Sot Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VetëVendosje, Mimoza Kusari – Lil...
-
Ligji për Zyrtarët Publikë për herë të dytë në Gjykatë Kushtetuese
Pas dërgimit të Ligjit për Zyrtarë Publik në Gjykatë Kushtetuese, i njëjti si...
-
Thẹrẹt me thịkë një 21-vjeçar në Gjirokastër
Mbrëmjen e kësaj të premte në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut të gatshme për thellimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci bashkë me z...
-
Komisioni Evropian ngre alarmin, spiunazhi rus kërcënon zyrtarët në institucionet e Brukselit
Komisioni Evropian ka paralajmëruar zyrtarë e BE-së për një problem të spiuna...
-
Durrës: Shkarkohen nga anija kontejnerët me mbetje të dyshuara si të rrezikshme
Në Shqipëri, anija e e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshoh...
-
Rast shqetësues në Pejë, pesë nxënës ndiqen nga persona të panjohur me veturë me targa të Shqipërisë
E marta e 5 nëntorit, në rrugën “Bal Alia” të Pejës, rreth pesëdhjetë metra n...