Zelensky thotë se Ukraina ka zhvilluar armë me rreze të gjatë, një ditë pas një sulmi në Rusi
Autori: Gazeta inFokus
17:11 | 31 August 2023
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha më 31 gusht se vendi i tij ka zhvilluar një armë me rreze të gjatë veprimi, që goditi një objektiv 700 kilometra larg, në një referencë të dukshme ndaj sulmit të një dite më parë në një aeroport në pjesën perëndimore të Rusisë.
Zelensky tha në kanalin e tij në platformën Telegram se arma ishte prodhuar nga Ministria e Industrive Strategjike të Ukrainës, por nuk dha detaje të tjera.
Një ditë më parë, një valë katërorëshe e sulmeve me dronë, për të cilën Moska e fajësoi Ukrainën, goditi një aeroport afër kufirit të Rusisë me Estoninë dhe Letoninë, duke dëmtuar katër avionë transportues ushtarakë Il-76, sipas raporteve lokale.
Aeroporti ndodhet në rajonin Pskov të Rusisë, rreth 700 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën. Në total, gjashtë rajone ruse u vunë në shënjestër.
Agjencia e lajmeve Associated Press nuk ishte në gjendje të verifikonte nëse dronët ishin nisur nga Ukraina apo nga brenda Rusisë.
Zyrtarët e Kievit zakonisht as nuk marrin përgjegjësi, por as nuk e mohojnë përgjegjësinë për sulmet në territorin rus, megjithëse ndonjëherë ata u referohen atyre sulmeve në mënyrë indirekte. Deklarata e fundit e Zelenskyt ishte aludimi më i qartë se Ukraina qëndronte pas një sulmi në Rusi.
Sulmi i 30 gushtit e detyroi mbylljen e aeroportit të Pskovit, megjithëse ai u rihap sot, sipas zyrtarëve rusë të transportit.
Një tjetër dron i kapur gjatë natës pranë Moskës rezultoi në vonesa fluturimi në disa aeroporte rreth kryeqytetit rus, thanë zyrtarët rusë më 31 gusht. Nuk raportohet për të lënduar.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax raportoi ndërkohë se shërbimet e sigurisë vranë dy persona dhe arrestuan pesë anëtarë të një grupi sabotues ukrainas në rajonin kufitar Bryansk më 30 gusht.
Dronët e dukshëm ukrainas që arrijnë thellë në Rusi dhe misionet e sabotimit ndërkufitar janë pjesë e përpjekjeve të Kievit për të shtuar presionin e brendshëm mbi Kremlinin, ushtarakisht dhe politikisht. Ndërkohë, një kundërofensivë ukrainase e nisur në qershor po përparon në disa pjesë të vijës së frontit, pretendojnë zyrtarët e Kievit.
Ukraina po synon “të gërryejë moralin rus dhe të rrisë presionin mbi komandantët e saj”, tha në një vlerësim Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS).
Strategjia është “t’i sjellë forcat ruse në një pikë kthese ku fuqia luftarake dhe morali mund të fillojnë të thyhen”, tha IISS në analizën e publikuar mbrëmjen e 30 gushtit./rel

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...































