Zelensky thotë se Rusia duhet të ndalohet nga destabilizimi i Moldavisë

Autori: Gazeta inFokus
12:12 | 25 February 2023
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia do të vazhdojë të përpiqet të destabilizojë Moldavinë dhe se përpjekjet e Moskës duhet të ndalen me “më shumë armë” dhe “më shumë sanksione”.
Komentet e tij erdhën pasi Rusia u përpoq të ndryshonte narrativën gjatë ditës së premte, duke pretenduar se Kievi po provokonte tensione në kufirin e saj jugor dhe jo Moska.
I pari i shtetit ukrainas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë një fjalimi që mbajti me rastin e përvjetorit të parë të pushtimit të Rusisë në Ukrainë, raporton cnn.
Zelensky tha se qeveria e tij respekton integritetin territorial të Moldavisë dhe se Transnistria – një copë toke ku Rusia ka dërguar të ashtuquajtura forca paqeruajtëse për të mbështetur separatistët pro Moskë – është territor i ligjshëm i shtetit moldav.
Zelensky tha se Rusia po kryen një “luftë hibride dhe informacionesh” në Moldavi.
“Putinit i duhen sukseset dhe fitoret për justifikim. Por nuk do të ketë fitore në Ukrainë. Prandaj, ai po kërkon suksese aty ku ka pika të dobëta”, tha ai.
“Unë mendoj se është e rëndësishme që këto përpjekje të ndalen me më shumë armë, më shumë sanksione”, shtoi Zelensky.
Ndryshe, rajoni pro-rus i Transnistria mundëson kontrollin dhe balancimin e ndikimit në këtë zonë. Megjithëse tensionet kanë qenë të pranishme që nga fillimi i krizës ukrainase, një transferim i mundshëm i luftës në Transnistria vështirë se do të kontribuonte në ndonjë vendosje të dominimit ushtarak në kontekstin e Federatës Ruse.
Është e pamundur të krijohet një korridor tokësor dhe çdo lëshim rakete rrezikon që konflikti të përhapet në territorin e vendeve fqinje që janë gjithashtu anëtarë të NATO-s./Telegrafi/

Të tjera
-
Takimi 35 minutësh Osmani-Ishiba, çfarë njoftoi kryeministria japoneze rreth diskutimeve atje
Kryeministria japoneze ka njoftuar për takimin e kryeministrit të vendit, Shi...
-
Fundjava me diell dhe vranësira, temperatura deri në 28 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në fundjavë do të ...
-
KQZ planifikon mbi 16 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e buxhetit për organizimin ...
-
KESCO i bashkohet Rrjetit CSR Kosova – Duke fuqizuar rolin e sektorit të energjisë në zhvillimin e qëndrueshëm
KESCO ka kënaqësinë të njoftojë anëtarësimin e saj në Rrjetin CSR Kosova, duk...
-
Arbër Krasniqi emërohet Noter në Prishtinë – Zyra e re hapet më 16 qershor
Arbër Krasniqi është emëruar zyrtarisht Noter në Komunën e Prishtinës dhe do ...
-
Protestat në Iran shpërthejnë kundër Izraelit: Do përfundojmë si Gaza
Pas valës së sulmeve ajrore të kryera nga Izraeli, qytetarët iranianë kanë da...
-
Disa policë të Kosovës përmenden si dëshmitarë nga Serbia në rastin e Arbnor Spahiut – thotë Koci
“Përmenden emrat e pesë-gjashtë personave, të cilët në këtë fazë konsiderohen...
-
Një muaj paraburgim për avokatin Hana dhe instruktorin Islami për dallaveret me pronat e ish-RTP’së
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji...
-
Media iraniane raporton për 78 të vra*rë dhe mbi 300 të plag*osur nga sul*met izraelite
Të paktën 78 persona janë vrarë dhe 329 janë plagosur nga sulmet izraelite që...
-
Pas dy muaj kërkime arrestohet i dyshuari për ngacmim se*ksual në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin ...
-
Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë
Më 12 qershor 2025, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe Mbretëria e ...
-
Zyrtarja në Mitrovicën e Veriut shoqërohet nga policia nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Një zyrtare komunale në Mitrovicën e Veriut është shoqëruar nga Policia e Kos...