Lajme

Zelensky thirrje OKB-së për ndihmë në shpëtimin e të plagosurve nga Azovstal: Janë në rrezik

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 05 May 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje OKB-së për ndihmë për të shpëtuar jetët e ukrainasve të mbetur të plagosur të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbrëmjen e djeshme, Zelensky falënderoi OKB-në për një evakuim të suksesshëm nga uzina e çelikut këtë javë, e cila shpëtoi më shumë se 100 njerëz, por i bëri thirrje OKB-së të “ndihmojë në largimin të gjithë të plagosurve nga Azovstal”.

“Jetët e njerëzve që mbeten atje janë në rrezik,” tha Zelensky.

-Advertisement-

Rreth 200 civilë besohet se janë strehuar brenda uzinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera