Lajme

Zelensky thirrje NATO-s: Dërgoni ndihma ushtarake pa kufizime

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 24 March 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur në samitin e NATO-s, ku u bëri thirrje liderëve që të rrisin mbështetjen ushtarake për vendin e tij kundër forcave ruse.

Duke folur me udhëheqësit, Zelensky tha mënyra e vetme “për të shpëtuar njerëzit dhe qytetet tona, është ndihma ushtarake pa kufizime”.

“Në të njëjtën mënyrë që Rusia po përdor arsenalin e saj të plotë pa kufizime kundër nesh”, vijoi ai.

-Advertisement-

Ai falënderoi anëtarët e NATO-s për pajisjet mbrojtëse të ofruara për Ukrainën deri më tani, por bëri thirrje për armë sulmuese.

“Mund të na jepni 1% të të gjithë avionëve tuaj, 1% e tankeve tuaja. Një për qind!”, u tha Zelensky liderëve të NATO-s.

Udhëheqësi ukrainas akuzoi gjithashtu Rusinë për vendosjen e armëve me fosfor, pa dhënë prova apo detaje.

“Sot në mëngjes, meqë ra fjala, u përdorën bomba fosfori. Bomba ruse me fosfor. Të rriturit u vranë përsëri dhe fëmijët u vranë përsëri”.

Aleanca, mbylli presidenti ukrainas, “mund të parandalojë vdekjen e ukrainasve nga sulmet ruse, nga pushtimi rus, duke na dhënë të gjitha armët që na duhen”. /Albanianpost.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera