Lajme

Zelensky: Situata në Donbas është e vështirë

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 27 December 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se situata në Donbas është “e vështirë” pasi Rusia synon Bakhmutin dhe Kreminën.

Zelensky, mes tjerash, ka falënderuar trupat ukrainase që po mbajnë fort pozicionet e tyre dhe po qëndrojnë të fortë, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Okupatorët përdorin të gjitha burimet – burime të rëndësishme – për të shtrydhur të paktën një përparim. Falënderoj të gjithë djemtë tanë që mbajnë fort pozicionet e tyre, qëndrojnë të fortë dhe gjejnë mundësi jo vetëm për të mos humbur asgjë, por edhe për të larguar pushtuesit, për t’i “zbritur” ata”, tha Zelenskyy.

-Advertisement-

Presidenti ukrainas foli edhe për situatën në energji dhe infrastrukturë në përgatitjen e tyre për vitin e ardhshëm dhe shtoi se “ka kërcënime që duhet t’i eliminojmë”.

Ai tha gjithashtu se marrëveshjet e arritura në takimin e javës së kaluar në Uashington do të zbatoheshin “shpejt”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera