Zelensky: Rusia shkatërroi infrastrukturën kritike në Herson
Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 15 November 2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia ka shkatërruar “gjithë infrastrukturën kritike” në Herson – rajonin e rimarrë nga ushtria ukrainase, javën e kaluar.
Zelensky tha se në Herson nuk ka energji elektrike, nuk ka komunikim dhe nuk ka televizion.
Trupat ruse kanë shkatërruar gjithçka qëllimisht, tha ai.
“Kjo është ajo që do të thotë flamuri rus: shkatërrim i plotë”, tha Zelensky pasi vizitoi Hersonin e çliruar, më 14 nëntor.
Çlirimi i Hersonit, të premten e kaluar, ishte një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.
Gjatë vizitës në Herson, Zelensky tha se çlirimi i qytetit është “fillimi i fundit të luftës”.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se rimarrja e këtij rajoni nga forcat ukrainase është një “fitore e rëndësishme”.
“Nuk mund të bëj asgjë tjetër, veçse të duartrokas guximin, vendosmërinë dhe kapacitetin e popullit ukrainas”, tha Biden.
Hersoni ka rënë nën kontrollin e forcave ruse në mars – disa javë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.
Pas disa referendumeve të paligjshme që ka mbajtur në shtator, Rusia e ka aneksuar atë, së bashku me tri rajone të tjera ukrainase.
Por, javëve të fundit, Ukraina ka shënuar fitore të mëdha në fushëbetejë, duke i vënë forcat ruse nën presion.
Ato janë tërhequr të premten nga Hersoni, ku më pas kanë hyrë trupat ukrainase./REL
Të tjera
-
Dega e PDK’së në Gjakovë anulon të gjitha aktivitetet në shenjë solidarizimi për vdekjen e tre fëmijëve
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë në shenjë solidarizimi për v...
-
Shkolla me mesazh prekës për vdekjen e tre nxënësve në Jabllanicë të Gjakovës
Një ngjarje tragjike që ndodhi të shtunën e ka tronditur Kosovën. Si pasoj...
-
Latifi: Po të kishte qenë gjallë Jusuf Gërvalla do të ishte me Haradinajt në UÇK!
Njohësi i çështjeve politike në vend Blerim Latifi, foli për deklaratën e min...
-
Daut Haradinaj pas ngjarjes tragjike: Sot, me gjysmë zemre një ditë që duhej të ishte festë fitoreje u kthye në një tubim komemorativ
Daut Haradinaj nga AAK, ka reaguar me një meazh emocionues pas ngjarjes tragj...
-
Detajet e fundit nga Prokuroria për rastin tragjik në Gjakovë, ku humbën jetën tre fëmijë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka lëshuar komunikatë në lidhje me rastin tra...
-
Krasniqi për pjesëmarrjen në inagurimin e Trump: Kjo ishte jo vetëm arritje personale por edhe vlerësim për vizionin e LDK-së
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi i...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza ka plan – Bedri Hamza na bashkon
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar një t...
-
Kështu duket sot vendi ku u shemb objekti që ua mori jetën tre fëmijëve
Tre fëmijë vdiqën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar. Ngjarja...
-
Naser Rafuna fton qytetarët të përkrahin Jeta Rafunën: Unë jam apolitik por numri 45 i LDK-së meriton të votohet
Artisti i njohur kosovar, Naser Rafuna përmes një reagimi publik ka kërkuar n...
-
100-shi i PDK-së me mesazh të fuqishëm: Politika nuk duhet bërë ndaras prej besimit në zot, me mua ju çdo herë do të keni zë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka n...
-
Vdẹkja tragjike e tre fëmijëve në Jabllanicë: Objekti u shemb dje pasdite, viktimat u gjetën rreth orës 23:30
Mbrëmë një rastin tragjik ka ndodhur në Jabllanovicë të Gjakovës, kur tre të ...
-
Haradinaj shkon për ngushëllime te familjarët e fëmijëve që vdiqën dje në Jabllanicë
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime te familjet e ...