Zelensky: Rusët janë përgjegjës për granatimet rreth termocentralit bërthamor

Autori: Gazeta inFokus
14:18 | 06 August 2022
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mohuar zërat se forcat ushtarake që drejton kanë bombarduar zonat përreth dhe në uzinën bërthamore të Zaporizhzhia.
“Sot, pushtuesit krijuan një situatë tjetër jashtëzakonisht të rrezikshme për të gjithë në Evropë – ata qëlluan në NPP Zaporizhzhia, dy herë në një ditë”, tha Zelensky.
“Ky është termocentrali më i madh bërthamor në kontinentin tonë. Dhe çdo bombardim i këtij objekti është një krim i hapur, i pacipë, një akt terrori”, shtoi ai.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar akuzat e bëra nga kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës se forcat ruse kanë granatuar territorin e termocentralit bërthamor – duke fajësuar në vend të kësaj ukrainasit.
Termocentrali u mor nga forcat ruse në fillim të marsit, ashtu si edhe qyteti aty pranë Enerhodar.“Ky është një argument në favor të aplikimit të sanksioneve të ashpra kundër të gjithë industrisë bërthamore ruse – nga Rosatom tek të gjitha kompanitë dhe individët e lidhur. Kjo është thjesht një çështje sigurie. Ai që krijon kërcënime bërthamore për kombet e tjera, përfundimisht nuk është në gjendje të përdorë teknologjitë bërthamore në mënyrë të sigurt”, tha i pari i shtetit ukrainas.
Të tjera
-
Kurti s’e ndryshon qëndrimin për shaminë: S’duhet të ketë ndalim, por mosha 16 vjeçare është pragu
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për çështjen e bartjes së shamisë në...
-
VIP-at po e ngushtojnë lukthin në QKUK, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë jep detaje
Drejtori i Kirurgjisë Abdominale, Ferat Sallahu ka konfirmuar se fytyra publi...
-
E shkarkuan nga Bordi i Infrakosi-it, vjen reagimi i Mehmetaj ndaj Kurtit dhe Rizvanollit
Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur dy ditë më parë u morë vendim për shkarkim...
-
Transferohen 9 mijë lëndë të bizneseve në Gjykatën Komerciale, në shtator seancat e para
Me fillimin e punës së Gjykatën Komerciale bizneset do të kenë një adresë të ...
-
Interesim i madh: Mbi 300 qytetarë në pritje për të ngushtuar lukthin në QKUK
Mbi 300 persona janë duke pritur në listën e pritjes për të bërë ndërhyrjen e...
-
Një mërgimtar terrorizon çdo natë banorët e lagjes Emshir në kryeqytet
Një mërgimtar është bërë problem për banorët e lagjes Emshir në kryeqytet. Ta...
-
Kurti e Murati i shkojnë në zyre drejtorit të Doganës, mbajnë takim të mbyllur
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave Hekuran Murati kanë ...
-
Plagosja e Vali Corleone, policia zbardh detaje të reja, si ndodhi ngjarja?
“Prince Valentino Corleone” është plagosur sot në orët e para të mëngjesit. P...
-
Sulmoi dy policë në Malishevë, arrestohet mërgimtari
Një mërgimtar shqiptar me shtetësi holandeze është arrestuar të enjten në Mal...
-
E PLOTË/ Nga mesazhi misterioz te vizita e shokut dhe denoncimi i i xhaxhait, çfarë dihet nga zhdukja e Vis Martinajt
Ditën e djeshme, familja e Ervis Martinajt ka alarmuar policinë e Laçit se ka...
-
Për një vend parkim bëhen llom disa burra në Fushë Kosovë
Disa persona janë rrahur në Fushë Kosovë, për shkak të parkingut. Siç th...
-
Nga shtatori nis punën Gjykata Komerciale, ekonomistët skeptikë
Me fillimin e punës së Gjykatën Komerciale bizneset do të kenë një adresë të ...