Zelensky pranon se ka përparim të ngadaltë në kundërofensivën ukrainase

Autori: Gazeta inFokus
14:38 | 21 June 2023
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pranuar se përparimi në fushëbetejë ka qenë “më i ngadaltë sa do të dëshironin”, disa javë pasi ka nisur ofensiva ushtarake e Ukrainës për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia.
“Disa njerëz besojnë se ky është si një lloj film Hollywood-i dhe presin menjëherë rezultate. Nuk është”, tha ai për BBC.
“Jetët e njerëzve janë në rrezik”, shtoi ai.
Ukraina ka thënë se gjatë kundërofensivës ka rimarrë tetë fshatra në rajonin lindor të Zaporizhjës dhe në rajonin lindor të Donjeckut.
Zelensky tha se kundërofensiva nuk do të jetë e lehtë sepse 200.000 kilometra katrorë të territorit ukrainas janë minuar nga forcat ruse.
“Çfarëdo që mund të duan disa, përfshirë edhe përpjekjet për të na bërë presion, por me gjithë respektin, ne do të përparojmë në fushëbetejë në mënyrë që ne besojmë se është më e mirë”, shtoi Zelensky.
Ai ripërsëriti nevojën që Ukrainës t’i jepen garanci të sigurisë nga NATO, por shtoi se në fund qëllimi i shtetit të tij është anëtarësimi në aleancën ushtarake perëndimore.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, javën e kaluar e bëri të qartë se nuk ka plane për ofrimin e një ftese për Ukrainën në samitin e muajit të ardhshëm që mbahet në Lituani.
“Stoltenberg e di qëndrimin tim”, tha lideri ukrainas.
Lideri ukrainas edhe njëherë tha se shteti i tij duhet të pranojë avionë amerikanë luftarakë F-16, duke shtuar se trajnimi i pilotëve për këtë avionë të nisë në gusht. Sipas tij, avionët mund të arrijnë në Ukrainë pas gjashtë-shtatë muajsh.
Kur u pyet se si e parashikon fundin e luftës – që Rusia nisi shkurtin e vitit të kaluar – Zelensky tha se “fitoret në fushëbetejë janë të nevojshme”, duke shtuar se Ukraina kurrë nuk do të ulet në një tavolinë bisedimesh në Moskë, pavarësisht se kush do të ishte president i Rusisë, nëse Rusia ende është në territorin e Ukrainës.
Para disa ditësh, Rusia tha se grupi i parë i armëve taktike bërthamore në Bjellorusi. Zelensky u pyet nëse është i shqetësuar për këtë kërcënim.
“Putin ka qenë i rrezikshëm për ne që nga viti 2014 kur ai pushtoi për herë të parë territoret tona”, tha ai./rel

Të tjera
-
Berisha: S’kam marrëveshje me Kurtin – s’e votoj dikë që nuk më respekton
Deputeti dhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklar...
-
Pas njoftimit të zyrës së BE, edhe ZKM flet për takimin Costa-Kurti: Kosova është evropiane në vlera
Pas njoftimit që lëshoi Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë për takimin që Pr...
-
Dibran Hoxha tregon se çka fliste deputeti i Vetëvendosjes në telefon: Nuk i kemi numrat, as ata nuk i kanë numrat
Analisti Dibran Hoxha ka treguar se sot rastësisht e ka dëgjuar një deput...
-
Me deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pamje nga pritja madhështore e Donald Trump në Katar
Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit t...
-
Në këtë orar i pret nesër Osmani liderët politik
Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Ku...
-
Kurti takohet me Costan, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme zhvilloi takim me P...
-
Shqiptaro-amerikani-biznesmen i njohur, Gino Mulliqi, zgjidhet Nënkryetar i Bashkisë së Qytetit Wylie në SHBA
Gino Mulliqi është zgjedhur Nënkryetar i Bashkisë së qytetit Wylie, pas votim...
-
E gjeti kuletën me 193 euro, por thotë se halli e pengoi ta dorëzonte – babai i dy vajzave dënohet me 7 muaj burg
Gjendja e rëndë ekonomike e shtyu të mos e dorëzojë në polici një kuletë ...
-
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
Deputetja e sapozgjedhur e LDK-së, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka bërë thirrje për...
-
Pse Luiz Ejlli refuzon të përfshihet në politikë?
Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka reaguar ndaj thashethemeve që e l...
-
Kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes së Dhomës së Përfaqësuesve
Një kongresmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka zënë gjumi, gjatë një ...
-
Zyra e BE për takimin e Costa me Kryeministrin në largim: U nënvizua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë
Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka ndarë pamje të takimit që Presidenti i...