Lajme

Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 26 January 2023

Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi ka folur për luftën e paprovokuar të presidentit rus Putin në Ukrainë.

Zelensky ka deklaruar se nuk ka interes të zhvillojë një takim për paqe me Putinin. Këtë të fundit e ka përshkruar si një person që po merr informata nga jashtë e nuk e di se çka po ndodh në fushëbetejë.

“Kush është ai tani? Pas pushtimit të plotë, për mua ai është askushi, askushi”, deklaroi Zelensky në intervistë për Sky News,/

-Advertisement-

“Nuk është interesante për mua”, tha Zelensky kur u përgjigj nëse do zhvillonte një takim me Putinin.

“Nuk është interesante të takohem, as të flas me të. Pse? Sepse ne patëm një takim me të në Formatin e Normandisë, para pushtimit të plotë. Aty pashë një njeri që thotë një gjë dhe bën një tjetër”.

Tutje, ai tha se nuk e di se kush po i merr vendimet për Rusinë, presidenti Putin apo dikush tjetër.

“Unë nuk mund ta kuptoj – janë vendimet e tij apo të dikujt tjetër? Pra, për të takuar çfarë, për të shtrënguar duart? S’është interesante. Të flas? Vërtet nuk e kuptoj se kush i merr vendimet në Rusi”, tha Zelensky.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera