Zelensky paralajmëron se po vjen lufta në Rusi, pas sulmeve me dronë në Moskë

Autori: Gazeta inFokus
08:39 | 31 July 2023
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se është “e pashmangshme” se “lufta” në Rusi do të ndodhë, pasi autoritetet ruse u detyruan ta mbyllin përkohësisht një aeroport shumë të frekuentuar në Moskë, si pasojë e sulmeve me dronë gjatë natës në kryeqytetin rus.
“Dalëngadalë, lufta po rikthehet në territorin e Rusisë – në qendrat e saj simbolike dhe bazat ushtarake. Dhe kjo është e pashmangshme, e natyrshme, dhe plotësisht e drejtë”, tha Zelensky gjatë një vizite në qytetin Ivano-Frankivsk më 30 korrik.
Zelensky i paralajmëroi ukrainasit, po ashtu, se ata duhet të jenë të gatshëm për sulme shtesë nga Rusia në infrastrukturën e vendit dhe të përgatiten tani për muajt e dimrit.
“Ukraina po forcohet”, tha ai. “Por ne duhet të jemi të vetëdijshëm se, tamam sikur vitin e kaluar, terroristët rusë mund ta sulmojnë sektorin tonë të energjisë dhe objektet e rëndësishme këtë dimër”.Zyrtarët rusë njoftuan se tre dronë ukrainas e sulmuan Moskën mëngjesin e 30 korrikut, duke e plagosur një roje sigurie. Aeroporti Vanukovo, njëri prej katër aeroporteve të mëdha në Moskë, u mbyll përkohësisht pas sulmeve.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e quajti atë “tentim sulm terrorist” dhe pretendoi se një dron u rrëzua dhe dy të tjerët u bllokuan, duke u përplasur pastaj në kompleksin prestigjioz të biznesit në Moskë, Moskva-Citi.
Agjencia e lajmeve RIA, e cila kontrollohet nga shteti rus, publikoi pamje që shfaqën dëmet e shkaktuara në një zyre të lartë në zonën e biznesit.
Pamjet nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Një zëdhënës i Forcave Ajrore të Ukrainës tha në Kiev më 30 korrik se “diçka gjithmonë fluturon mbi Rusi, dhe mbi Moskë në veçanti”.
“Diçka po vjen dhe atë zhurmshëm. Nuk ka rëndësi që autoritetet ruse duan t’i mbyllin sytë dhe të thonë se i kanë rrëzuar të gjitha… nuk ka kuptim të flasësh për paqe brenda Rusisë”, tha Yuriy Ihnat.
Kjo ishte hera e katërt këtë muaj që Moska sulmohet me dronë.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...