Lajme

Zelensky: Nuk kemi nevojë të humbim më shumë kohë për anëtarësim në NATO

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 07 Qershor 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka këmbëngulur se “ngërçi nuk është një opsion” për Ukrainën, derisa ai ka folur përsëri për mundësinë e anëtarësimit të vendit të tij në NATO.

Ai në një konferencë online të drejtuar nga Financial Times, tha se vendi i tij kishte humbur tashmë shumë njerëz dhe se Ukraina duhet të arrijë kontrollin e plotë në të gjithë territorin.

Zelensky tha gjithashtu se aleanca ushtarake e NATO-s duhet ta ftojë Ukrainën të anëtarësohet nëse dëshiron, duke shtuar se “nuk ka nevojë të humbim kohë në diskutimin e pranimit të saj”, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy