Lajme

​Zelensky: Nuk ka negociata nëse Rusia vazhdon me referendume

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 07 August 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se nëse Moska vazhdon me referendumet për bashkimin me Rusinë në territoret e pushtuara nga forcat ruse në Ukrainë, negociatat me Kievin zyrtar ose aleatët e tij ndërkombëtarë nuk do të jenë të mundshme.

“Nëse pushtuesi vazhdon në rrugën e referendumeve të rreme, ata do të mbyllin derën për çdo lloj bisede me Ukrainën dhe botën e lirë, të cilat pala ruse sigurisht që do t’i duhet në një moment”, tha Zelensky.

Zyrtarët rusë dhe ukrainas kanë mbajtur disa raunde bisedimesh që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, por asnjë bisedë nuk është zhvilluar që nga marsi. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për ndërprerje të kontaktit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera