Lajme

Zelensky nis vizitën në SHBA, kërkon ndihma ushtarake

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 12 December 2023

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e nisi ditën e parë të vizitës në Uashington me një lutje për liderët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara për ndihma shtesë për vendin e tij të rrethuar, duke u thënë atyre se “ne nuk do të dorëzohemi” në luftë kundër pushtimit nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Putini duhet të humbë patjetër”, tha Zelensky gjatë një takimi në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington.

Sekretari amerikan i Shtetit, Lloyd Austin i premtoi mbështetje Kievit dhe paralajmëroi se Putin ende shpreson në fitore në luftë kundër Ukrainës, me gjithë humbjet e mëdha të Kremlinit në konfliktin që nisi në shkurt 2022.

-Advertisement-

“Me gjithë krimet dhe izolimin, Putini ende beson se ai mund ta mposhtë Ukrainën dhe se mund ta mposhtë Amerikën. Por, ai e ka gabim”, tha Austin.

“Përkushtimet e Amerikës duhet të nderohen”, shtoi ai, teksa administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, po ka vështirësi ta bindë opozitën republike për ta vazhduar mbështetjet për Kievin.

Bideni e ftoi Zelenskyn në Uashington për të rikonfirmuar mbështetjen e administratës së tij për Kievin në një kohë mosmarrëveshjeje me republikanët në Kongres, të cilët i kanë bllokuar ndihmat ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën në vlerë dhjetëra miliarda dollarë.

Ai do të mirëpresë liderin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë më 12 dhjetor, tha zëdhënësja Karine Jean-Pierre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera