Lajme

Zelensky në Kuvendin shqiptar: Mbështetja juaj më kujton nënë Terezën shqiptare si simbol i humanizmit

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 03 May 2022

Dje si pasojë e një bombardimi raketor në qytetin e Odesës një 14-vjeçar ka humbur jetën. 220 fëmijë u vranë dhe 406 u plagosën. Sot është një ceremoni për gazetaren e vrarë. Rusia po godet qytetet dhe fshatrat tona pa kursyer asgjë. 1/5 nga të gjitha shtëpitë janë shkatërruar tashmë. Granatimet vazhdojnë, ndërsa Mariupoli është shkatërruar plotësisht nuk ka ndërtesa të pashkatërruara. Ka qenë i rrethuar nga ushtria ruse që nga fillimi i luftës. Është gati një qytet plotësisht i djegur. Të moshuarit që kanë mbijetuar luftën e dytë botërore dhe thonë se nuk kanë parë mizori të tilla. Ushtria ruse ka një metodë të veçantë të luftimit. Njerëzit flenë në tokë me këmbë të ngrira. Ne gjejmë vazhdimisht njerëz me duar të lidhura e të torturuar. Njerëzit gjenden ngado në pyje në bodrume në rrugë. Është kërkuar të pushonte luftimet të paktën në pashkët ortodokse por nuk është ndalur. Ushtria ruse nuk po përpiqet të mbrojë asnjë objekt të krishterë. Ata dëshirojnë të shkojnë më tej nuk duan të ndalojnë. Kjo është tirania më e keqe e parë ndonjëherë në shekullin XX. I përgëzoj të gjithë që luftojnë me ne dhe na mbështesin. Jam mirnjohës që nuk hezitoni të mendoni se kë do të mbshtesni dhe na jepni mbështetje. Ky qëndrim i juaj ndaj popullit tonë nab en të kujtoj nënë Terezën shqiptare që është kthyer në simbolin e humanizmit në mbarë botën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera