Zelensky: Moska është “e frikësuar” nga intervista ime me gazetarët rusë
Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 28 March 2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas përpjekjes së Rusisë për të censuruar intervistën e tij me gazetarë të pavarur rusë, duke thënë se Moska ishte e frikësuar nga gazetarët të cilët mund të thonë të vërtetën.
Në një fjalim të fundit përmes një video-mesazhi të dielën, Zelensky iu është drejtuar popullit të tij, të cilëve u ka thënë se është bindur se sa larg janë nga Rusia, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
“Njerëz të fortë të vendit tonë të fortë, sot është dita kur jam i bindur vazhdimisht se sa larg jemi nga Federata Ruse. Vetëm imagjinoni, ata ishin të frikësuar në Moskë për shkak të intervistës sime me gazetarët rusë. Ata prej tyre që mund të thonë të vërtetën.”, ka thënë ai.
Ndryshe, mbikëqyrësi i medias në Moskë, Roskomnadzor, lëshoi një deklaratë të dielën duke paralajmëruar mediat ruse kundër ritransmetimit ose shpërndarjes së intervistës.
“(Ata) shkatërruan lirinë e fjalës në shtetin e tyre, (dhe po) përpiqen të shkatërrojnë shtetin fqinj. Ata e portretizojnë veten si lojtarë globalë. Dhe ata vetë kanë frikë nga një bisedë relativisht e shkurtër me disa gazetarë. Epo, nëse ka një reagim të tillë, atëherë ne po bëjmë gjithçka siç duhet. Do të thotë se ata janë nervozë.” tha Zelensky.
Intervista e gjatë me video , e postuar e plotë në kanalin Telegram të Zelensky, përmbante pyetje nga disa prej gazetarëve të pavarur më të shquar të Rusisë, duke përfshirë autorin Mikhail Zygar dhe Tikhon Dzyadko, kryeredaktorin e kanalit të mbyllur së fundmi TV Rain.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...