Zelensky: Marrëveshja për Ukrainën, arritje e rëndësishme
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/ooo-600x360-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
15:08 | 12 July 2024
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e mirëpriti marrëveshjen e re për përkrahjen afatgjate të Ukrainës, e cila u finalizua në samitin e NATO-s në Uashington këtë javë, duke e cilësuar si “arritje të rëndësishme” për Kievin dhe të tjerët.
Ai e lavdëroi lidershipin amerikan për “veprimet e tyre vendimtare” për të garantuar siguri për Ukrainën.
Përmes marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe mbi 20 vende të tjera u zotuan se do të ndihmojnë për ta mbrojtur Ukrainën. Marrëveshja u prezantua nga presidenti amerikan, Joe Biden, në një konferencë për media përkrah liderëve të tjerë të NATO-s dhe Zelenskyt, në përfundim të samitit më 11 korrik.
“Kjo marrëveshje ukrainase, të cilën ne po e finalizojmë, i çon marrëdhëniet tona në një nivel të ri. Kjo është një arritje e madhe për Ukrainën dhe për të gjithë ne”, tha Zelensky.
“E falënderoj presidentin Biden për lidershipin e tij dhe përpjekjet për t’u siguruar që bashkëpunimi ynë për sigurinë të jetë plot veprime vendimtare”, theksoi Zelensky.
Ai tha se marrëveshja e ka ndihmuar Kievin të marrë sisteme tejet të rëndësishme të mbrojtjes ajrore, për ta ndihmuar ta luftojë pushtimin tashmë mbi dyvjeçar rus.
Njëzet e katër liderë të NATO-s dhe Ukraina e miratuan marrëveshjen në kuadër të përforcimit të mbrojtjes së Ukrainës dhe përkushtimeve të tjera.
Liderët u zotuan gjithashtu për t’u takuar “shpejt dhe bashkërisht” në nivel të lartë, në rast të ndonjë sulmi nga Rusia kundër Ukrainës në të ardhmen, pas përfundimit të konfliktit të tanishëm.
Bideni e ka quajtur marrëveshjen “pjesë qendrore” e një “ure” në rrugën e Ukrainës drejt NATO-s.
“Sot këtu, me të gjithë këta njerëz të rëndësishëm mbrapa meje, ne po e ndërmarrim një hap tjetër të rëndësishëm në mbështetjen tonë të përbashkët për Ukrainën”, tha Biden.
“Vitin e kaluar, vendet e G7-ës… nënshkruan një deklaratë për ta mbrojtur Ukrainën për kohë të gjatë, jo vetëm gjatë kësaj luftës, por edhe më pas, pasi të ketë fituar ajo. Edhe 25 vende të tjera iu bashkuan atyre shpejt dhe u zotuan për të negociuar dhe për të nënshkruar marrëveshje dypalëshe të sigurisë me Ukrainën”, shtoi ai.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në samit se aleanca po “i vë gur themelet për triumfin e Ukrainës” në përpjekjet e saj për ta mbrojtur veten kundër Rusisë dhe se aleanca “nuk mund dhe nuk do ta lejojë të ndodhë një gjë e tillë përsëri”./REL/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/414852708_7280633965309387_5391335122745764068_n-1130x635-1.jpg)
Të tjera
-
Burgjet e “sigurta” të Albulena Haxhiut, të dënuarit bëhen llom në mes vete në Dubravë
Arratisjet, përleshjet, kanosjet e droga janë raste goxha të shpeshta që ndod...
-
Aksion i madh i Policisë në Emshir, cak një person i kërkuar
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të madh në lagjen Emshir në...
-
Pjesëtarët e KFOR-it kryejnë trajnimin e radhës me helikopterë në “Camp Film City”
KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët e kanë bërë n...
-
Limaj i mbledh strukturat e Nismës, diskutojnë për situatën aktuale në vend
Kryesia e Nismës Socialdemorakte ka zhvilluar mbledhjen e radhës. Në njoftimi...
-
Durmishi i reagon Abdixhikut për rrugën e Moknës: Lumir mos mashtro
Zv/ministri i Infratrukturës, Hysen Durmishi i ka reaguar kryetarit të LDK-së...
-
Zgjedhjet parlamentare, KQZ: Përgatitjet intensive do të fillojnë pasi të caktohet data për mbajtjen e tyre
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar para disa ditësh liderët e disa ...
-
Specialistët e farmacisë klinike mbeten jashtë institucioneve publike shëndetësore
Rreth 30 specialistë të farmacisë klinike nuk po mund ta ushtrojnë profesioni...
-
Musliu apelon bashkësinë ndërkombëtare për Urën e Ibrit: Mbajtja e mbyllur i mban serbët e veriut në geto
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka apeluar bashkësinë ndërkombë...
-
Një i vđekur e një tjetër i lënduar nga një aksident në autostradën “Arben Xhaferi”, policia apelon te shoferët..
Policia e Kosovës njofton se si pasojë e një aksidenti nga lëndimet e marra k...
-
Abdixhiku: Një koridor i ri turizmi po ndërtohet në Istog, për këso projekte ka nevojë vendi
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpërndarë një ...
-
Policia jep detaje për rastin e rrahjes në një lokal në Ferizaj
Policia në Ferizaj e ka konfirmuar rastin e rrahjes që ka ndodhur në një loka...
-
Ambasada e SHBA-së në Kosovë e thekson këtë pjesë nga Deklarata e Samitit të NATO-s: Kina, mundësuese vendimtare e luftës së Rusisë në Ukrainë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka shpërndarë sot nj...