Lajme

Zelensky kërkon më shumë armatim nga liderët botërorë

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 23 May 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t’u jepen edhe me shumë armë si donacion në luftën me Rusinë, që është duke u zhvilluar nga 24 shkurti.

Ai, në një lidhje direkte online në Davos të Zvicrës në Forumin Ekonomik të liderëve botërorë, ka thënë se Ukrainës i duhen “të gjitha armët që kërkojmë, jo vetëm ato që janë siguruar”.

Ai shtoi se dhjetëra mijëra jetë do të ishin shpëtuar nëse Kievi do të kishte marrë “100% të nevojave tona menjëherë në shkurt” kur filloi lufta, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera