Lajme

Zelensky ka disa fjalë për popullin ukrainas

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 23 March 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të gjithë banorët e shtetit të tij i ka cilësuar si heronjë, shkruan Gazeta inFokus.

Ministria e Mbrojtës së Ukrainës, ka publikuar disa fjalë të Zelenskyt, i cili ka lavdëruar popullin e tij, pasi që një numër i madh i tyre janë ngritur të luftojnë kundër forcave ruse.

“Miliona nga njerëzit tanë vazhdimisht e pretendojnë veten si heronj. Dikur – ukrainas të zakonshëm, ndërsa tani – luftëtarë. Burrat dhe gratë që ngrihen për vendin tonë. Kudo: jug, lindje, veri, qendër, perëndim dhe jashtë vendit”, ka thënë Zelensky./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera