Lajme

Zelensky: Jemi në prag të mbijetesës së luftës

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 22 March 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u është drejtuar anëtarëve të parlamentit italian përmes një video-konference gjatë një seance të jashtëzakonshme plenare në Romë të Itali.

Ai u tha deputetëve italianë se vendi i tij ishte në prag të mbijetesës së luftës me Rusinë dhe paralajmëroi se Moska donte të depërtonte në pjesën tjetër të Evropës, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës ku duan të hyjnë, por nuk duhet lejuar që të kalojë”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Ai përsëriti apelin e tij të bërë në fjalimet e mëparshme për vendosjen e sa më shumë sanksioneve ndaj Rusisë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, kryeministri Italian, Mario Draghi tha se vendi i tij dëshiron të shohë Ukrainën në BE dhe se duhet t’i ofrojë ndihmë ushtarake vendit për të ndalur masakrat

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera