Lajme

Zelensky flet me Papa Françeskun, i bën thirrje Vatikanit të ndërmjetësojë

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 22 March 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur me Papa Françeskun dhe ka sugjeruar se Vatikani mund të luajë një rol ndërmjetësues në përfundimin e luftës me Rusinë.

Në një postim në Twitter, Zelensky tha se i shpjegoi Papa Françeskut situatën e vështirë humanitare dhe se si korridoret e shpëtimit po bllokoheshin nga trupat ruse, përcjell Klankosova.tv

“Roli ndërmjetësues i Selisë së Shenjtë juridiksionit të Papës për t’i dhënë fund vuajtjes njerëzore do të vlerësohej”, shtoi Zelensky.

-Advertisement-

Kjo vjen pasi Zelensky tha të hënën se Jerusalemi mund të jetë potencialisht një vend për bisedimet e ardhshme të paqes të nivelit të lartë midis Ukrainës dhe Moskës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera