Lajme

Zelensky falënderues pasi që Amerika “godet” fuqishëm Rusinë

Autori: Ermirë Berisha 20:15 | 08 March 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk ka kursyer fjalët e mira për homologun e tij amerikan, Joe Biden, i cili para disa orëve shpalli zyrtarisht bojkotin e naftës dhe qymyrit rus nga ana e SHBA-ve, shkruan Gazeta inFokus.

“Jam falënderues për Amerikën dhe lidershipin personal të Joe Biden, në goditjen mu në zemër të makinerisë së luftës së Vladimit Putinit, ai bojkotoi naftën, gazin dhe qymyrin rus nga tregu amerikan”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Ndër të tjera, Zelensky u ka bërë thirrje edhe shteteve evropiane, që të veprojnë në të njëjtën mënyrë me naftën ruse.

-Advertisement-

Mirëpo, tregu brenda Evropës është shumë më i varur se sa ai i SHBA-ve, nga të mirat e lëndës së parë të naftës ruse./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera