Lajme

Zelensky falenderon Stoltenbergun për ‘përpjekjet personale’ në ndihmë të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 06:50 | 05 July 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky uroi sot shefin e NATO-s , Jens Stoltenberg , mandati i të cilit është zgjatur për një vit, duke përshëndetur “përpjekjet e tij personale” në emër të Ukrainës, disa ditë përpara samitit të Aleancës në Vilnius, Lituani.

“Falënderova Jens Stoltenberg për përpjekjet e tij personale në mbështetjen e aspiratave euroatlantike të Ukrainës”, tha Zelensky pas bisedës së tij telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.

“Shpresoj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të japë fryte”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Në muajt e fundit, vendet anëtare të NATO-s kanë vazhduar të marrin angazhime të reja për të mbështetur Ukrainën me pajisje të rënda dhe stërvitje ushtarake në takimin e ministrave të mbrojtjes të aleancës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera