Zelensky falenderon Perëndimin për tanket
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/01/ZELENSKYHYYYYYY-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
15:06 | 27 January 2023
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu falenderimin për vendimin e marrë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania për dërgimin e tankeve në Ukrainë. Të mërkurën, Presidenti Joe Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke Abrams. Vetëm pak orë më parë, Gjermania gjithashtu njoftoi se do të dërgojë 14 tanke Leopard drejt Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky foli në një intervistë për kanalin Sky News për ndihmën e ofruar nga Perëndimi. Ai shprehu mirënjohjen për vendimet për të dërguar tanke në Ukrainë, megjithëse dërgesat me armatime duan kohë që të realizohen. I pyetur nëse do të ishte vonë që tanket nga Amerika të mbërrinin deri në muajin gusht, ai tha:
“Shumë vonë. Por nuk e di vërtet. Nuk e njoh situatën reale për momentin, se kur do të na i dërgojë Amerika tanket Abrams. Nuk di vërtet as se kur do të vijnë tanket nga Evropa… Askush nuk e di këtë sot. Sigurisht do ta mësojmë në ditët dhe javët në vazhdim, por është problem i madh”.
Zoti Zelensky shtoi se tashmë nuk është më i interesuar për të mbajtur bisedime paqeje me presidentin rus.
Presidenti Joe Biden e bëri të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë njoftimin për dërgimin e tankeve.
“Sot po njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke Abrams në Ukrainë, të barazvlefshme me një batalion ukrainas. Sekretari Austin e rekomandoi këtë hap që do të forcojë kapacitetet e Ukrainës për të mbrojtur territorin e saj dhe për të arritur objektivat e saj strategjike”, tha ai.
Njoftimi i Presidentit Biden erdhi vetëm pak orë pasi Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi gjatë një fjalimi në parlament se Berlini do të ofrojë 14 tanke Leopard dhe do të japë miratimin që vendet evropiane të dërgojnë tanket e tyre drejt Ukrainës, me objektivin që brenda disa muajve të ardhshëm të krijohen dy batalione me tanke Leopard 2 për Ukrainën.
Njoftimi i Kancelarit Scholz pritej prej kohësh nga Ukraina, Polonia, vendet balltike dhe vende të tjera. Udhëheqësi gjerman tha se Berlini e mbështet Ukrainën, por e bëri të qartë se nuk dëshiron të provokojë Rusinë.
“Duhet ta bëjmë gjithnjë të qartë se po bëjmë çfarë është e domosdoshme dhe e mundshme për të mbështetur Ukrainën. Por në të njëjtën kohë, po parandalojmë që lufta të përshkallëzohet në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s, dhe do të vazhdojmë gjithmonë t’i përmbahemi këtij parimi”, tha ai.
Presidenti Biden e falenderoi Kancelarin Scholz duke thënë se Gjermania i ka dalë në ndihmë Ukrainës. Presidenti amerikan vuri në dukje gjithashtu se qëllimi i tankeve është që të ndihmohet Ukraina të mbrojë territorin e saj.
“Nuk kërcënohet me ofensivë Rusia. Nëse forcat ruse do të riktheheshin në Rusi, do të ishin aty ku u takon të jenë. Kjo luftë do të kishte përfunduar tashmë. Këtë dëshirojmë të gjithë, një fund për këtë luftë me kushte të drejta dhe të qëndrueshme”, tha Presidenti Biden.
Ukraina pati bërë thirrje prej kohësh për 250 – 300 tanke. Ekspertët ushtarakë thonë se numri i përgjithshëm që vendet aleate kanë premtuar të dërgojnë deri më tani është rreth 90.
Në Moskë, Ministria e Jashtme e Rusisë i ka quajtur këto vendime të rrezikshme dhe paralajmëroi se do të përshkallëzojnë konfliktin./VOA
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2025/01/FOTO-KRYESORE-600x360-1.png)
Të tjera
-
Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë: Dalin rezultatet e para
Procesi i i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është duke vazhd...
-
Osmani kërkon numërim manual të secilës votë, Radoniqi: Po presim raport për dështimin e faqes
Presidentja Vjosa Osmani sot është takuar me Kryetarin e Komisionit Qendror t...
-
Një grua në Ferizaj thotë se u dhụnua vazhdimisht nga një burrë që nga fundi i janarit
Një grua ka paraqitur një rast në stacionin e policisë në Ferizaj. Sip...
-
Prishtina gati të sjellë 30 autobusët e rinj në kryeqytet
Trafiku Urban në Prishtinë njofton se procedura e prokurimit për blerjen e 30...
-
Behrami: Për Kurtin 40% të popullatës janë analfabetë, derisa 60% janë hajvanë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Artan Behrami, ka komentuar ndarje...
-
Të dyshuarit për vrạsjen në Skenderaj janë babë e bir
Policia ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi dje në sheshin e Skenderajt, ku...
-
Grabitje me armë në një dyqan në Prishtinë, kaq para u vodhën
Një grabitje me armë ka ndodhur në një dyqan në kryeqytet. Një grua kosova...
-
Brenda 24 ore, dy persona humbën jetën në aksidente trafiku
Gjatë natës së 12 shkurtit, në Kosovë u shënuan dy aksidente me fatalitete. ...
-
KQZ: Po vazhdon numërimi në 18 komuna, të tjerat pritet të fillojnë gjatë ditës
Ka vazhduar procesi i numërimit në disa qendra komunale. Kështu ka bërë të...
-
Rama vazhdon të mbrojë Veliajn: U dha arrest me burg pa qenë i pandehur, prokurori nuk ka provat e mjaftueshme
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama doli sërish “sy m’sy” me popullin mëngjesi...
-
PDK-ja në Gjilan refuzon ftesën e Hysenit për një takim për buxhetin
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur dje një konferencë p...
-
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë largohet nga platforma X: Ka degjeneruar në një vend mbeturinash
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka njoftuar se ka vendosur ta l...