Lajme

Zelensky e falënderon Poloninë për mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 05 April 2023

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e ka falënderuar Poloninë për mbështetjen e saj.

Zelensky sot në Varshavë u dekorua me “Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë”.

Gjatë fjalimit të tij, ai tha se Ukraina dhe Polonia e kanë një të përbashkët të mirë në të ardhmen.

-Advertisement-

“Dhe falë mbështetjes nga Polonia dhe qytetarët polakë ka një të ardhme të madhe për ne. Jam shumë i lumtur që ju takoj të gjithëve sot për hir të Polonisë dhe Ukrainës dhe për hir të gjithë Evropës së lirë”.

“Rrugës për në Varshavë pamë shumë transporte që po shkonin drejt Ukrainës dhe dukej shumë optimiste. Kur biznesi punon me Ukrainën, kur biznesi lulëzon në Ukrainë, ky është treguesi më i mirë se vendi ynë ka një të ardhme. Dua të falënderoj Poloninë për këtë”, tha Zelenky, shkruan Skynews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera