Zelensky bën thirrje që amerikanët të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus
15:26 | 08 November 2022
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje që Uashingtoni të qëndrojë i bashkuar, teksa janë ngritur pyetje rreth mbështetjes amerikane për shtetin e tij pas zgjedhjeve të mesmandatit, që do të përcaktojnë se kush e kontrollon Kongresin amerikan.
“Iu bëj thirrje të qëndroni të bashkuar, sikurse tani, deri në ditën kur ne të gjithë të dëgjojmë ato fjalë të cilat i ëndërrojmë… derisa të dëgjojmë se paqja më në fund është rivendosur. Demokracitë nuk duhet të ndalen në rrugën e tyre për fitore”, tha ai.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka qenë aleat kyç i Kievit në furnizimet me armë dhe ndihma financiare pas pushtimit rus të Ukrainës.
Zgjedhjet në SHBA po mbahen për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit amerikan.
Nëse demokratët e Bidenit humbin zgjedhjet, atëherë mund të vihet në pikëpyetje mbështetja e fuqishme e SHBA-së për Kievin.
“Si në çdo shoqëri demokratike, ukrainasit kanë mendime të ndryshme për jetën dhe politikën. Si në rastin e viteve të kaluara, ne kemi qenë të ndarë dhe kemi pasur mëdyshje nëse do të mund të bashkohemi”, tha Zelensky.
“Por, kur Rusia vendosi të shkatërrojë lirinë tonë dhe ta zhdukë Ukrainën nga faqja e dheut, ne menjëherë u bashkuam”, shtoi ai.
Kongresi amerikan ka ndarë 40 miliardë dollarë për Ukrainën në maj, si pjesë e mbështetjes për ushtrinë ukrainase, dhe gjatë kësaj jave Kievi pranoi nga Uashingtoni më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore./REL

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...